Meçollari bën deklaratën e fortë: Presidenti është marrë dy herë në pyetje nga SPAK për pronat e ushtrisë

0
474

Ish zv/komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, ka lëshuar një deklaratë bombë teksa ka rrëfyer në një intervistë për gazetën Sot se Presidenti i Republikës është marrë dy herë në pyetje nga prokurorët e SPAK për tjetërsimin e pronave të ushtrisë. ” Presidenti është pyetur dy herë në zyrën e tij, po nga SPAK. Hetimi i korrupsioni me pronat dhe tenderët në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura është zgjeruar shumë nga ana e SPAK,” ka deklaruar Meçollari.

Sipas tij, hetimet e prokurorisë së Posaçme, përveç gjashtë rasteve që lidhen me pronat e Forcës Detare, përfshijnë edhe lirimin e tre pronave të tjera, ish-Policinë Ushtarake në SAUK, ish SHIU-n te Fresku, ish-Parkun e Automjeteve tek Mbikalimi “Shqiponja” të kallëzuara nga ish-Presidenti Ilir Meta, si dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe muzeun “Sekret” prej 6 milion Euro në Bërzhitë.

“SPAK u ka sekuestruar tashmë celularët e rreth 30 civilëve dhe ushtarakëve, ndër të cilët drejtori i Pronave në Ministri, tre drejtorë në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe tre gjeneralë në detyra komanduese,” vijon Meçollari.

Ish zëvendës shefi i Flotës Detare thotë se niveli i korrupsionit në hierarkinë e lartë të Forcave të Armatosura është bërë i frikshëm. Sipas tij, edhe pse SPAK ka tre vjet që heton, ende ka tentativa për tjetërsimin e pronave të ushtrisë për qëllime korruptive.

“Prej nëntë muajsh Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë dërguar Presidentit “Planin e ri të Vendosjes dhe Përhapjes së FA”. Ky propozim synon legjitimimin e disa veprimeve të mëparshme në shkelje të ligjin që po hetohen nga SPAK, si dhe nxjerrjen nga plani i përhapjes, për interesa okulte, të një sërë pronave të tjera të lakmueshme në bregdet,” shton ai.

Në mars të vitit 2021 ish-zëvendës shefi i Forcave Detare Meçollari, ka akuzuar të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes asokohe, Olta Xhaçka, presidentin Begaj dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Bardhyl Kollçaku (aktualisht deputet i PS) se janë përfshirë në zullume sa i takon tjetërsimit të pronave të ushtrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here