Spaho: Për rindërtimin nga tërmeti marrim borxh, për tekat e Ramës do paguajmë 109 mln euro

0
122

Shqipëria duhet t’i paguajë 109 milion euro biznesmenit dhe ish-pronarit të televizionit ”Agon Channel” Francesco Becchetti”.

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, lidhur me këtë çështje, tha se është një rast flagrant ku duket se si abuzohet me pushtetin.

Edmond Spaho: ”Është një rast thellësisht flagrant, ku qartazi duket se si abuzohet me pushtetin. Sulmohet një media vetëm sepse ishte kritike me mazhorancën. Pasojat më pas i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe ekonomia. Për shkak të tekave të Edi Ramës për të mbyllur Agon Channel, sot detyrohemi të paguajmë një gjobë prej 109 milionë euro, për shkak se arbitrazhi i gjeti të gjitha veprimet e qeverisë shqiptare të gabuara. Jo vetëm në kundërshtim me parimet bazë të lirisë së medias, por edhe nga pikë pamja e operimit të biznesit në Shqipëri, gjithçka është bërë në kundërshtim me ligjet.

Spaho u shpreh se fatura prej 109 milion eurosh është shumë e rëndë, sidomos në këtë krizë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas, tij detyrohemi të marrim borxh për të ndërtuar shtëpitë e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa për tekat e kryeminstrit Edi Rama, duhet të paguajmë 109 milion euro.

Edmond Spaho: ”Është një faturë shumë e rëndë, 109 milion euro në kushtet e kësaj krize të thellë ekonomike, ku mund të ndërtoheshin 100 shkolla të reja. Sa mijëra familjarë janë pa shtëpi për shkak të dëmeve nga tërmeti të vitit të shkuar. Detyrohemi të marrim borxh sepse jo të gjitha ishin grante, pjesa dërrmuese është borxh. Pra për të ndërtuar shtëpitë e tyre marrim borxh, ndërsa për tekat e kryeminstrit duhet të paguajmë 109 milion euro. Imagjinoni sa shtëpi mund të ndërtoheshin me këto para, ose kitet që i duheshin Shqipërisë në kohën e pandemisë, por edhe për testime.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here