Rikthimi në Kuvend i ligjit që ndëshkon median, Meta: Përkrah masat kufizuese objektive për tejkalimin e pandemisë COVID-19 por…

0
86

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka perseritur qëndrimin e tij se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

Pas publikimit të vendimit të tij për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin që ndëshkon median, Meta shkruan se përkrah masat objektive që ndihmojnë në tejkalimin e pandemisë.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Fb
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here