Hemingway, dorëshkrimi i kontestuar mes trashëgimtarëve dhe “Vanity fair”

0
144

hemingueiRevista refuzoi nëntëdhjetë vite më parë dhe tani kërkon botimin; trashëgimtarët kundërshtojnë

 

Mos u zhgënjeni nëse dorëshkrimi juaj refuzohet nga revistat apo botuesit. I ka ndodhur madje edhe Ernest Hemingway-t, autorit të “Plaku dhe deti”. Dhe tani ky tekst është në qendër të debatit mes trashëgimtarëve të shkrimtarit dhe “Vanity fair”-t, revistës që pothuajse nëntëdhjetë vjet më parë nuk deshi ta botonte.

“Dy frontet – Jeta ime në arenë me Donald Ogden Stewart-in”, është titulli i tregimit, shkruar nga Hemingway në moshën 25 vjeçe. Pesë faqe, me një ton lehtësisht humoristik, të ideuara derisa autori po e përfundonte romanin “Fiesta” dhe “The Torrents of Spings”. Tani – sipas site-it të së përditshmes britanike “The Independent” – drejtori i “Vanity Fair”, Graydon Carter, dëshiron ta botojë këtë tekst. Por trashëgimtarët e shkrimtarit po kundërshtojnë. “Besoni ose jo, Hemingway dinte të ishte humoristik – ndërhyn i biri Patrick. Është frymëzuar nga Mark Twain”. Mirëpo, saktëson, se “tregimi nuk ka kurrfarë vlere letrare”. Akoma më shumë: “Nuk jam ndonjëfarë adhuruesi i madh i “Vanity Fair”. Është një revistë që i drejtohet një lloj mendimtari të luksit, atyre që gjejnë kënaqësi në xhiron e një Jaguari në vend se të një Mini”. “Iu kushtojmë shumë rëndësi veprave të pa botuara”, – shton Michael Katakis, menaxheri që merret me të drejtat e Hemingway-t. “Çështja është, – shpjegon ai, – se po të ishte gjallë, a do të donte ta vrisnin në një revistë si “Vanity Fair” apo më tepër do të donte t’ia drejtonte veprat e veta një lloj analize erudite që do të tregonte se si një shkrimtar evoluon?” Vendimi përfundimtar i pasardhësve është, në të vërtetë, se dorëshkrimi të shohë dritën, por jo në revistën amerikane. Do të botohet në vëllimin e “Letrat e Ernest Hemingway-t 1923 – 1925”, që pritet të dalë në një libër brenda këtij viti.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency