Telefonata që zbuloi banesën ku fshihej Ilir Xhepaj….

0
95

Policia e Shtetit arrestoi Ilir Xhepajn, 33 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Xhepaj u arrestua pak pas mesnatës së 27 qershorit në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia kishte informacione se Xhepaj strehohej në një apartament të marrë me qira, në vendin ku dhe u prangos.

Klan Plus raporton se i akuzuari si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt, nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Policia ka pasur në përgjim edhe bashkëshorten e Ilir Xhepës, përgjime të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e 33-vjeçarit.

Telefonata e fundit e Xhepës rezulton të jetë me një person që jepte banesa me qira. Pasi ka mbaruar telefonatën, i arrestuari ka zbritur në hyrje të pallatin ku banonte për të takuar personin.

Emri i personit që ka takuar Xhepa për herë të fundit, nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve. Në momentin që ka takuar personin, efektivë të komisariatit të Kurbinit në bashkëpunim me forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, kanë vepruar menjëherë duke e prangosur.

Nga ana tjetër 33-vjeçari është një emër shumë i njohur për drejtësinë. Më 15 janar 2020 ai ka qëlluar ndaj Zef Markut. Ky i fundit arriti t’i shpëtojë këtij atentati. Edhe pse ishte një person në kërkim ai lëvizte shpesh. Si pjesë e grupit të Eduard Lamaj ai akuzohet për 3 vepra penale, si “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here