Basha i vendosur nga çadra : Nuk ka vetting me kriminelët në pushtet

0
169

Ndëra mazhoranca vazhdon t’i bëj thirrje opozitës për t’u rikthyer në Kuvend, për të miratuar vettingun, kreu i PD-së është treguar i prerë sot në mbrëmje gjatë fjalimit nga çadra e protestës. Ai ka thënë se nuk do të ketë vetting me kriminelët që janë në pushtet.

“Vetting me kriminilët në pushtet nuk ka. Vettingu do të vijë kur t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.

Në 4 mars skadon edhe afati i Kuvendit për të miratuar listën e personave që do të jenë pjesë e komisionit të vettingut, ndërkohë që në fillim të këtij muaji në Tiranë do  të vijë për vizitë edhe Federica Mogherini, shefja e politikës së Jashtme të BE-së.

Deri më tani ndërkombëtarët i kanë kërkuar opozitës të kthehet në Kuvend, ndërsa PD duket e vendosur në kërkesat e saj për qeveri teknike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here