Rama i kthen favorin socialistit Harlem Desir, por të dy dolën duarthatë…

0
190

Sipas burimeve nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama shfrytëzoi postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqësues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet.

Kryetari i radhës së OSBE është ministri i jashtëm i shtetit që ka presidencën e radhë së kësaj organizate. Rama është dekretuar e votëbesuar Ministër i Punëve të Jashtme pavarësisht nga shfaqjet publike të zëvendësministrit Cakaj si ‘ministër në detyrë’.

Ky cilësim nuk ekziston në kushtetutë e legjislacion.

Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore anti-shpifje e propozuar nga qeveria Rama nuk shkel standardet e OSBE e mund të miratohet.

Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir, Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.

Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe paprecedent. Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desir nuk i bëri fajde kryeministrit.

Kështu duket se do të ndodhë tashti edhe me favorin e Ramës. Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standardet e dyfishta. Mes tyre është Azerbajxhani, që kundërshton emrin e Desir. Nëse ndodh kështu, emri i tij nuk miratohet dhe mund të shkohet në një situatë pezullimi.

Shqipëria thotë se po vazhdojnë negociatat në këtë drejtim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here