Mustafaj: BE po kërkon një Ballkan me standarde

0
154

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, u shpreh se vlerësimet që janë dhënë në raportin mbi strategjinë e Komisionit Europian, të publikuar sot, janë deri diku pozitive.

I pranishëm në studion e News 24, Mustafaj tha se BE po kërkon një Ballkan me standarde. Referuar kërkesës së BE-së që vendet duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet që mund të kenë mes tyre përpara se të anëtarësohen në Union, Mustafaj u shpreh se Shqipëria ka probleme me Greqinë, por janë pa ngarkesa të mëdha, përjashtuar nga çështja e kufirit me detin.

I pyetur nëse kufiri detar me Greqinë është një kusht për integrimin, Mustafaj thotë se nuk ka asnjë kusht të tillë.

“Caktimi i vijës detare nuk është kusht i BE, për sa kohë nuk ka tension mes dy vendeve. Besoj se po ndiqet rruga e gabuar në zgjidhjen e këtij problemi. Nuk do të mundet të gjendet paqja në opinionin publik nëse nuk gjendet zgjidhja.

Të marrin parasysh problematikat që ka Greqia me Maqedoninë, apo Serbia me Kosovë, këtu ndërhyn emocioni publik. Është një rast fatlum që të sheshohen ato probleme. Deri tani nuk janë sheshuar dot këto probleme. Një pjesë e madhe e problematikave, janë në Greqi që është pjesë e BE. Përpjekjet dhe vullnetin duhet ta japë Greqia”, tha Mustafaj.

Në vijim ai shprehet se vlerësimet për reformën në drejtësi do të bëhen kur ajo të japë rezultatet e para.

“Ne kemi reforma të tilla që vënë në provë kapacitetet e klasës politike që të bashkëpunojnë. Unë mendoj se do ndikoj për hapjen e negociatave. Maxhoranca po përpiqet që ta përdor këtë si një arritje të vetën, hapjen e negociatave. Ndërsa opozita këtë e kërkon për vendin.  Unë besoj se është e mundshme që të merret vendimi, që të hiqet një argument tensioni. Organizatat ndërkombëtare me ne i ka gjetur belaja. BE është një organizatë ku ka një vetëdije se Ballkani jashtë është më shumë problematik sesa ai brenda. Ka një bazë realiste. Ballkani brenda është aq i vogël sa që s’mund t’i hapë rrugë konflikteve. Eksperienca e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE ka krijuar ngurrimet e veta brenda këtij institucioni. Ka një Ballkan me dy shpejtësi. Unë besoj se Shqipëria dhe Serbia, përveç simbolikës së historisë, Shqipëria ka qenë faktor paqe, Serbia nismëtare për luftën, se besoj se vendi ynë do lihet një hap pas Serbisë”, tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here