Ndarja nga jeta e Besim Zekthit, Kryemadhi mesazh ngushëllimi: Emblema dhe simboli i valles shqiptare. Meriton mirënjohjen e një kombi të tërë!

0
118

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nepermjet nje shkrimi ne Facebook, ka shprehur ngushellime dhe trishtim per ndarjen nga jeta te Mjeshtrit te Madh Besim Zekthit.

Postimi i plote:

I trishtë dhe gjithë pikëllim lajmi se është ndarë nga jeta Besim Zekthi, emblema dhe simboli i valles shqiptare!

I trishtë dhe gjithë pikëllim lajmi se pushoi së rrahuri zemra e Besim Zekthit, njërit prej artistëve më të dashur të shqiptarëve!

Ndaj nuk gjej fjalë të shpreh dhimbjen e madhe që ndjej.

Por, ndërsa përpiqem të shkruaj këto radhë ngushëllimi për familjen e tij, për Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore shqipe e të cilit ai qe dhe do të mbetet gjithmonë, si dhe për të gjithë botën shqiptare të artistëve, për humbjen e madhe dhe të pazëvendësueshme, kam në sy imazhin e tij aq krenar e stoik si kreshnikët, me kërcimin magjepsës; sa burrëror dhe elegant njëherësh, gjithë temperament dhe ndjeshmëri, të cilat vetëm Besim Zekthi mund t’i zotëronte dhe të na i dhuronte me perfeksionin e një mjeshtri që meritoi dhe meriton gjithë nderimin dhe mirënjohjen e një kombi të tërë!

Ashtu, me atë imazh do të jetë Besim Zekthi përjetë në kujtesën e shqiptarëve, të cilëve ai iu fali dashurinë e shpirtit të tij.

Lamtumirë Besimi ynë i dashur!

Të ndrittë shpirti dhe u prehsh në paqe, Besimi ynë i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm!

 

 

 

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/269319014401947/?t=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here