Kamza me rrugë “Donald Trump”, Basha në krah të Xhelal Mziut: Rama dhe konet e tij sulmuan kampionin e lirisë

0
272

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka dhënë sot mesazhin e protestës nga sheshi kryesor i Kamzës, duke iu drejtuar qytetarëve të saj me fjalët se ata janë dëshmia që tregon se fatin në dorë e kanë vetë qytetarët, se ata janë qytetarët që ia përplasin të vërteta në fytyrë Kryeministrit. Ai vuri në dukje se për të fituar me çdo kush zgjedhjet, Kryeministri sulmon me verbëri këdo që kërcënon tiraninë e tij, deri edhe Presidentin e SHBA-së!

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, – tha Basha, – kërcënohen sot nga njeriu që solli ne pushtet krimin e organizuar dhe dëshiron të prishë zgjedhjet e shqiptarëve.

Ndaj Edi Rama sulmon me verbëri çdo person që kërcënon tiraninë e drogës, kur ka qytetarë që ia përplasin në fytyrë të vërteta si ndodhi dje në Shkodër apo në Facebook, siç ndodh kur sulmon pozitën demokratike me një fjalor të ndyrë, kur kërcënon ato media dhe gazetarë që nuk i shkojnë pas midesë.

Me një akt thellësisht antikombëtar ai guxoi të sulmojë edhe Presidentin amerikan, jo nga interesat e shqiptarëve, po nga interesat e veta personale .  Më 18 shkurt ju vendosët se Shqipëria nuk do të jetë më si parë. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here