Shkodër, ‘maskat’ paralajmërojnë me breshëri plumbash 50-vjeçarin: E ulin në gjunjë …

0
120

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Dy persona të maskuar me motoçikletë kanë qëlluar me armë dhe kanë kërcënuar një person në rrugën Shkodër – Velipojë, afër fshatit Daragjat. Sipas burimeve, personi që u paralajmërua nga “maskat” quhet Alban Luka, 50 vjeç, nga fshati Darragjat.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit kur dy personat me motor dhe të maskuar i kanë zënë pritë makinës Benz, ku udhëtonte 50-vjeçari Luka me një të afërm.

Sipas dëshmisë së dhënë para Policisë nga ai vetë, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e makinës duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima. Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë e cila rikthen krimin në Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here