EMRI-FOTO/ Akuzohet nga disa femra se i ka përdhunuar, arrestohet aktori i njohur hollivudian

0
127

Aktori i ‘The Ranch’, Danny Mastertson, 44 vjeç, që është arrestuar në Los Angeles për përdhunim. Sipas prokurorisë së përgjithshme të Los Angeles, aktori 44 vjeçar, duket se ka detyruar për të bërë seks tre femra nga 2001 dhe 2003. Hetimet për të duket se kanë nisur në 2016 dhe si pasojë aktori është larguar nga seritë Netflix ‘The Ranch’.

Së fundmi katër gra të tjera nga kisha e Schientology, ku edhe Masterson bën pjesë, kanë deklaruar se janë ngacmuar nga aktori dhe e kanë denoncuar policinë. Tani i takon drejtësisë të deklarojë fajësinë e tij. Seanca e parë është vendosur për në 18 shtatorin që vjen. Nëse Masterson dënohet ai rrezikon nga 45 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ai është vënë në pranga të mërkurën dhe gjykata ka vendosur 3 milion e 300 mijë dollarë për lirimin me kusht. Ai ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm.

141130304 70b2b17a Bf28 457d B52f C937f6a296d5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here