Tiranë/ Automjetet përplasin biçikletat dhe largohen nga vendi i ngjarjes, drejtueset përfundojnë në spital

0
103

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë teksa automjetet pasi kanë përplasur biçikletat janë larguar.

Tek sheshi ‘’Karl Topia’’ në orën 08:07 të mëngjesit të sotëm një automjet ka përplasur biçilisten 22-vjeçare N.C, e cila ndodhet në spital teksa drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here