‘Masakra zgjedhore e 25 prillit e vërtetuar’, Braimllari: Faktet nuk zgjuan SPAK! LSI nuk do të ndalet…

0
164

Pas mos marrjes parasysh të asnjë prej ankesave të LSI për masakrën zgjedhore të 25 Prillit, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike.

Në një deklaratë publikuar sot Endrit Braimllari shpeht se, “masakra zgjedhore tani është e vërtetuar me prova dhe me fakte konkrete”.

Sipas tij, “fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me ligjin dhe për të zbardhur të vërtetën për opinionin publik”.

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit

Përshëndetje!

Është e qartë për opinionin publik që 25 prilli ishte një masakër e vërtetë zgjedhore.

Masakra zgjedhore tani është e vërtetuar me prova dhe me fakte konkrete.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Refuzimi i kërkesave të opozitës për të dhënat mbi emërimet në 61 bashkitë e vendit, gjatë periudhës zgjedhore në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, rritje fiktive të ndihmës ekonomike, lejimi i ndërtimeve pa leje për interesa elektorale, fakt që e pranon dhe vetë qeveria e Rilindjes.

Masakra elektorale vijoi me shtetas që kanë votuar disa herë, në kutitë e votimit kishte më shumë fletë votimi sesa votues, numërues të rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për partinë në pushtet.

Këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me ligjin dhe për të zbardhur të vërtetën për opinionin publik.

E gjithë vëmendja duhet të fokusohet tek zbardhja e masakrrës zgjedhore të 25 prillit.

Sepse këto faktë tronditëse mjaftojnë për të vërtetuar që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here