Maturantët ende në provim, del teza e Matematikës, reagon Vokshi: Kush e nxori?

0
179

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar në llogarinë e saj foto të tezës së provimit të Matematikës për maturën. Në një kohë që maturantët janë ende duke e dhënë këtë provim, duket se teza “ka rrjedhur” edhe pse nuk lejohen celularët gjatë zhvillimit të testit.

Vokshi ngre pyetjen se kush e ka nxjerrë ndërsa shton se mësuesve “ju hoqët celularët, ju shkruat emrin në çdo dërrasë të zezë dhe u detyruan që të firmosnin deklarata për pushim nga puna”.

Sipas Vokshit, përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bie për Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Në postim shkruhet:

Kush e nxorri #testin e #matematikës?

Mësuesve ju hoqe celularët, jau shkrove emrin në cdo dërrasë të zezë, i detyrove të firmosnin deklatata për pushim nga puna…

Përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bije vec mbi ty.

#TëShkarkohetBesaShahini

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here