E vizitonte në burg, njohja e Noizyt me Hekuran Billën…

0
171

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua dy ditë më parë në Tiranë, ishte mik i reperit të njohur Noizy.

Njohja e tyre daton pas në kohë që kur të dy ata jetonin në Angli. Siç është bërë e njohur tashmë edhe nga vetë Noizy, ai ka jetuar në Angli që nga mosha 11-vjeçare.

Një nga detajet që fansat e tij njohin për këtë periudhë të jetës së tij është karriera e tij në boksin e rrugës. Kjo është pikërisht koha kur ai është njohur me Hekuran Billën. Ata ushtroheshin bashkë në boks disa herë.

Por rrugët e tyre do të ndaheshin. Noizy u kthye në Shqipëri dhe në vitin 2004 ai do të debutonte në skenën shqiptare të muzikës.

Billa ndërkohë mbeti në Angli. Në vitin 2006 ai kreu një vrasje për të cilën u dënuar me burgim të përjetshëm në Angli por nuk u gjet kurrë për të kryer dënimin. Ai u shfaq në Shqipëri në vitin 2007 ku dhe u arrestua.

Teksa fama dhe karriera e Noizyt rritej, Hekuran Billa vijonte dënimin në burgun e Fushë Krujës për vrasjen e kryer në të shkuarën.

Megjithatë, miqësia mes të dyve vijoi gjatë. Reperi e vizitonte shpesh Hekuran Billën kur ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Për të gjithë të dënuarit dhe gardianët binte në sy prania e një të famshmi si Noizy teksa vizitonte qelitë e burgut famëkeq. Në Instagram është edhe një foto e tyre e cila daton në vitin 2017, kohë kur Billa rezulton të ishte në burg.

 

Në shkrut të vitit 2019 Billa la qelinë dhe kishte vendosur të hynte në botën e biznesit. Megjithatë e shkuara vijonte ta përndiqte 40-vjeçarin deri sa mbrëmjen e së enjtes ai ra pre e atentatit që i mori jetën.

Marrëdhënia midis tij dhe Noizyt nuk dihet se si shkoi pas daljes nga burgu dhe reperi nuk ka reaguar rreth vdekjes së mikut të tij të vjetër. /Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here