Kriza, Basha viziton bizneset e vogla në Tiranë…

0
123

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vazhduar edhe sot vizitat dhe diskutimet, tek biznesi i vogël në Tiranë e konkretisht në njesinë nr.1, për problemet e mëdha që u ka shkaktuar kriza e fundit.

Në një mesah me video, Basha tha: “Përshëndetje të dashur miq, nga qendra e Tiranës, ku ka më shumë se një orë e gjysmë takime me sipërmarrësit e vegjël dhe bizneset e vogla. Në çdo cep të Tiranës ku kam qenë këto ditë e këto javë kam hasur një listë të gjatë problemesh, ankesash, që kanë pllakosur biznesin, njerëzit, qytetarët, lagjet e Tiranës.

Shumë prej problemeve kanë qenë të njëjta. Është prania e pafund e inspektorëve tatimorë, e njerëzve që sillen si banda dhe jo si shtet, që mendjen e kanë të nxjerrin edhe lekun e fundit nga xhepat e sipërmarrësve shqiptarë.

Problem tjetër është rënia drastike e xhiros. Imagjinoni që në dyqanet e bukës, mishit etj ka një rënie të tmerrshme të xhiros dhe të tjerë që e kanë mbyllur tërë ditën pa asnjë klient.

Kjo është gjendja e sipërmarrjes së vogël shqiptare ku 7 në 10 njësi në Shqipëri përbëhet prej saj. E megjithatë edhe kur I kanë pasur qepenat mbyllur, u kanë ardhur me faturë afrofe.”

“Duhet që të gjihë së bashku të sjellim ndryshimin dhe t’i japim fund keqqeverisjes nga një grusht oligarkësh dhe kryeministri aktual,” theksoi Basha ndër të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here