Kërcënohet kreu i LRE Arian Galdini: Nuk më ndalni dot, do ju rrëzojmë

0
285

Nga Arian Galdini

Këtë mesazh kërcënimi direkt ndaj meje sapo ma dërguan në Instagram nga një llogari anonime.

Nuk e di se kush është ky trimi që më kërcënon mua, por dy fjalë i kam për të, kushdo qoftë e ngado qoftë.

Kush më kërcënon mua, ka kërcënuar zjarrin.

Unë nuk do ti ndahem deri sa ta gjej këtë trim.

Nuk ekziston ai trim, cub apo i porositur nga partitë e forta që mund të më shantazhojë apo kërcënojë mua.

Këtë mesazh do ta çoj në Ambasadën Amerikane, Britanike dhe Gjermane dhe do të kërkoj me ngulm që të gjendet personi.

Kush është ky trimi, do ta gjej me çdo kusht.

Për këtë kërcënim mëngjesi, të ditës së sotme dhe për të gjitha kërcënimet e bëra ndaj meje personalisht dhe ndaj pjesëtarëve të Komunitetit LRE, unë po përgatis një dosje të plotë të cilën do ta paraqes në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Kongresin Amerikan, në Parlamentin Europian, Parlamentin Britanik dhe Parlamentin Gjerman.

I bëj thirrje edhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që të nisin urgjentisht hetimet për ta gjetur kërcënuesin dhe këdo pas kërcënuesit.

Kam edhe një mesazh direkt për urdhëruesit e këtij kërcënuesi.

Mos guxoni të hyni në një rrugë që do tju zhysë më keq e më rëndë në llumin tuaj 30 vjeçar.

Keni 30 vite që vidhni, plaçkisni e i bëni keq këtij populli.

Shqiptarët po zgjohen.

Asnjë kërcënim nuk e ndal dot udhën tonë.

Do të përballemi me ju dhe do tju rrëzojmë.

Kaq.

????????✌

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here