Nis perplasja/ E paprecedente! Garda nuk lejon deputetet te futen ne KUVEND

0
134

Deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen sërish në Parlament.

Ndërkohë, deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi. Këta të fundit po tentojnë të futen në seancë, por janë përballur me Gardën, e cila nuk i lejon, duke krijuar kështu tension mes tyre.Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here