Rama “në qiellin e shtatë” që mori 650 milionë euro borxh…

0
124

Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Në Konferencën për shtyp me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti “sukses të jashtëzakonshëm” dhe “një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm”

Rama tha se eurobondi është “bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar “Shqipëria 2030” dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-se

“Në formën e një fluturumi të një balone tabake PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente”, tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here