Neritan Ceka akuzon publikisht ambasadorin e BE-së: Po ndërhyn bashkë me një specialiste shqiptare të ambasadës…

0
102

Intelektuali dhe arkelogu i njohur Neritan Ceka ka akuzuar publikisht sonte në Oranews ambasadorin e BE, Luigi Soreca se është pjesë e një plani për vjedhjen e 6 milion eurove të një projekti të fondacioni italian, financuar nga BE (pra sipas Cekës me ndërhyrjen e ambasadorit) për qytetin antik të Bylisit në Shqipëri.

Neritan Ceka tha se është ambasadori i BE, Soreca që po ndërhyn bashkë me një specialiste shqiptare të ambasadës, në ligjin për Trashegiminë Kulturore duke ndryshuar një nen, ku ti jepet e drejta fondacionëve të huaja të administrojnë parqet arkelogjike shqiptare. Dhe më pas ta marr parkun arkelogjik të Bylisit një fondacion italian për të thithur një projekt prej 6 milionë euro të cilat akordohen nga BE për Shqipërinë.

Sipas Neritan Cekës kjo është lojë e mabsadorit të BE në Tiranë, Soreca, i cili me veprime mafioze të tipit siçilian po luan për ti marrë këto miliona euro në favor të fondacionit italian sapo të ndryshohet ligji nga ministria e kulturës shqiptare.

Redaksia e gazetës “Koha Jone”, iu drejtua zyrës së ambasadorit të BE në Tiranë për prononcim, por asnjë përgjigje.

Por kush është qyteti antik i Bylisit?

Qyteti antik i Bylisit ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Ballsh-Tepelenë, vetëm 35 km nga Fieri, 10 km nga Ballshi dhe 1,5 km nga qendra e fshatit Hekal.

I themeluar ne vitet e para te shek.IV.p.e.s. qyteti shumë shpejt u pajis me monumente të rëndësishme të tilla si:
Muri rrethues me gjatësi 2,2 km, gjerësi 3,5 m dhe lartësi deri në 9 m,  duke përfshirë brenda tij një sipërfaqe prej 30 ha.

Teatri ka kapacitet afro 7500 vende
Bylisi është përfaqësuesi më i denjë i qytetërimit ilir. Qyteti preu në shek.II-I.p.e.s. monedhat e veta të destinuara për bashkësinë byline dhe për qytetin, gjë që e dëshmon Bylisin si kryeqendër e bashkësisë byline, ku bënin pjesë edhe qytetet e Nikajës (fshati sotëm Klos 1,5 km nga Bylisi), qytetet ilire në Margëlliç e Gurzezë dhe shumë fortifikime e fshatra antike.

Gjatë periudhës romake dhe asaj të antikitetit të vonë qyteti pëson ndryshime në përputhje me kushtet e reja të krijuara. Në kohën e sundimit të Augustit, Bylisi u shndërrua në një qytet koloni të Romës. Gjatë kësaj periudhe arkitekturës së tij i shtohen monumente të tilla si terma, altari i Augustit, banesa të periudhës romake etj.

Në periudhën e antikitetit të vonë Bylisi u shndërrua në një qendër të rëndësishme peshkopale, pasi dhe peshkopi i fundit i Apollonisë u vendos në Bylis. Gjatë kësaj kohe u ndërtua një mur i ri mbrojtës i cili kufizonte qytetin në 10 ha. Monumentet më të rëndësishme të kësaj periudhe janë: 5 bazilika, midis të cilave, njera në kuadrin e një kompleksi peshkopal. Bazilikat e Bylisit janë ndër monumentet më të pasura në Ballkan jo vetëm për dyshemetë me mozaikë në një sipërfaqe prej 1000m2, por edhe për skulpturën e pasur dekorative. Krahas bazilikave qyteti  i kësaj periudhe kishte edhe monumente të tjera si punishte vere dhe vaji,banesa etj.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586.

Sot qyteti antik i Bylisit, në sajë të gërmimeve të shumta arkeologjike dhe restaurimeve, përbën një nga qendrat antike më të rëndësishme të vendit tonë me 21 monumente të periudhës helenistike, romake dhe antikitetit të vonë.

Pasuria në monumente, peisazhi i mrekullueshëm që ofron pozicioni dominues i Bylisit mbi luginën e Vjosës, si dhe rruga shumë e mirë automobilistike, e bëjnë Parkun Arkeologjik të Bylisit një destinacion tërheqës për turizmin kulturor dhe lehtësisht të arritshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here