Fëmijën e zuri korrenti pasi shkoi të pinte ujë, reagon e ëma: Këta që mbajnë përgjegjësi…bashkia…

0
96

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit zbuloi se gjithçka ndodhi sepse donte të merrte ujë.

Nëna duke folur për “Fax News”, u shpreh se mësoi nga një shok i të birit se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korrenti se vajti për të marrë ujë. Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët. E kapi korrenti te llamba. Unë isha te kafeneja, ai vajti për të pirë ujë e për të lypur. Aty e kapi korrenti dhe e gjeta të vdèkur djalin. Bashkia duhet të përgjigjet për fëmijën tim, të marrë masa për ata korenta. Nuk më kanë dhënë asgjë, as miell, asgjë. Me ca do i ushqeja kalamajtë? Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta varrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim”, tregoi nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi, e cila kishte dy fëmijë dhe tani ka mbetur vetëm me vajzën.

Edhe gjyshërit e fëmijës së ndjerë akuzojnë bashkinë për humbjen e nipit.

“Ishte fije korrenti që e lanë këta të bashkisë, kur vajtëm neve e gjetëm fëmijën të vdèkur. Çfarë është kjo kështu, është turp i madh. Kjo bashkia jonë këtu në Berat është kot. Kur vajti nëna e gjeti. Ishin dhe dorë e bardhë që e ngritën. Kur vajtëm, e gjetëm të vdekur çunin te lulishtja”, thanë ata.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rreziku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi.

“Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, deklaroi banori i revoltuar për “Fax News”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here