Opozita braktisi seancën/ Reagon Basha: Sot u asgjësua Kuvendi…

0
178

Pas pak braktisjes së seancës parlamentare, kryetari I PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat nga jashtë Kuvendit.

“Përfaqësojnë pushtetin e tij personal së bashku oligarkët. Me aktin e sotëm ishte asgjësimi i Kuvendit. Për herë të parë në 28 vite demokraci opozita kërkon debat parlamentar për të vërtetat pas emërimet të kukullave. Opozita parashtroi kërkesë, asnjë rregull i procedurës nuk e pengon opozitën të marrë fjalën, por  vetëm një kryetar kuvendi i marrë peng nga një hajdut psiqik.

Kemi një qeveri në koma që erdhi në pushtet me votat e krimit. Jemi në një gjendje emergjence, ku për herë të parë që në kohën e Enver Hoxhës kryeministri mban edhe atë të ministrit të Jashtëm. Në një vend ku arsimi është më i shtrenjti dhe më i dobëti në Europë. Faturën e paguajnë banorët  e Astirit,e  paguan qytetari, sipërmarrja që po mbyllet për shkak të taksave të larta. Faturën e pagujnë familjet shqiptare, fëmijët që shkojnë pa ngrohje në shkollë. Faturën e paguajnë mediat, gazetarët”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here