Mos ma prek lahutën/ ‘Lahuta, pasuri Kombëtare Serbe’. Këngëtarja fajëson Kumbaron…

0
133

Këngëtarja Besa Kokëdhima përmes një statusi në Instagram ka reaguar në lidhje me lajmin se instrumenti i lahutës është certifikuar nga UNESCO si pasuri kombëtare Serbe.

Këngëtarja ka fajëson ministrinë e Kulturës dhe e quan këtë një paturpësi nga ana e tyre.

Statusi i plotë:

MOS MA PREK LAHUTËN!
E shokuar me lajmin se LAHUTA na qënka çertifikuar si pasuri kombëtare e Serbëve nga UNESCO. Akoma më shokuese se atrofia, paaftësia dhe antishqiptarizmi i Ministrisë sonë të Kulturës, është reagimi i tyre, dhe kërkesa për regjistrim te UNESCO i Lahutës si vegël shumëkombëshe DHE JO Shqiptare! Nuk ka fund paturpësia juaj! Lahuta ILIRE, 9000 vjeçare, Eposi i Kreshnikëve dhe historinë e pasuritë tona Kombëtare po i shisni! Dosja e historianëve e muziko/etnologëve fle në raftet tuaja, mjerë ky vend për ju! Mjerë ne pasardhësit e ILIRËVE që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK!)
JU FTOJ TË GJITHËVE TË REFUZOJMË KËTË TURP, KËTË SHITJE E KËTË VARFËRIM E TJETËRSIM TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR! #MOSMAPREKLAHUTEN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here