Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu dënon sulmet që po bëhen nga mediat e kontrolluara prej Edi Ramës ndaj Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.
Basha tha se dënon sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, me anë të medieve që ata kontrollojnë.
‘Gunther Krichbaum është një figurë e nderuar në Gjermani. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn.
Këto sulme dëmtojnë Shqipërinë.
Me sulmet ndaj Gunther Krichbaum Edi Rama po shton numrin e deputetëve gjermanë që janë në mëdyshje për rezultatet në Shqipëri’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.