Andi Bushati i përgjigjet Yuri Kim: Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë

0
692

Nga Andi Bushati

“Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë. Alarmi i Yuri Kim se dikush po komploton për ta vrarë atë kishte dhe një pjesë të dytë që pak kush e lexoi. Ajo e konsideronte si të dhimbshme, të ngadaltë dhe jo perfekte, shumë larg nga fabula e historisë së suksesit me të cilën na kanë rokanisur kokën deri tani. Por situata është shumë më keq sesa kaq.

Bashkimi Europian ka ndaluar aplikimin e saj në vende të tjera, sepse më në fund, zyrtarët që kanë dhënë viston për të hedhur miliona duke vënë në lojë edhe karierën, e kanë kuptuar tashmë kolapsin që përgatitën me duart e tyre. Ata ia ndaluan pa hezitim Maqedonisë së Veriut për të vënë në jetë një skemë të ngjashme.

E njëjta gjë, pas entuziazmit fillestar, po perceptohet edhe nga publiku shqiptar. Sondazhi i fundit i Institutit Shqiptar për Demokraci në bashkëpunim me PNUD nxori në maj të këtij viti shifrat tronditëse se vetëm 32% e shqiptarëve besonin se reforma ishte zbatuar si duhet. Kjo shifër kishte një rënie të konsiderueshme në vite dhe ishte ku e ku më ulët edhe se një sondazh i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit vetëm 37 përqind e shqiptarëve besonin se vetingu do ta pastronte realisht drejtësinë.

Në fakt, të gjithë e dinë se në një sistem gjysëm diktatorial është krejtësisht e pamundur të ndërtosh një drejtësi të vërtetë. Me liderë të fortë dhe të gjithëpushtetshëm mbi kokë, mundësia e operimit të institucioneve të pavarura është pothuajse zero”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here