Ferrari në kërkim të zëvendësuesit të Vettel, ja kush mund të pilotojë për kokëkuqen

0
100

Sebastian Vetel dhe Ferrari do të ndahen pas sezonit 2020, kështu që skuadra italiane po kërkon një pilot të ri për partnerin Leklerk.

Karlos Sainz duket se është i preferuari i tyre për të zëvendësuar gjermanin. Pilotit aktual të Meklaren i përfundon kontrata në fund të viti 2020 dhe mund të zgjedhë për të bërë ndërrimin. Sipas Marca, ai mund të jetë regjistruar tashmë dhe kjo mund të jetë thjesht çështje ditësh përpara se gjithçka të konfirmohet.

Ka disa arsye pse Sainz është i përzgjedhuri i Ferrarit. Ai është në momentin e përsosur të karrierës së tij në moshën 25-vjeçare. Së dyti, paga e tij do të ishte shumë më e ulët se Vettel. Së treti, Sainz nuk ndihet shumë i shqetësuar nëse është piloti i parë ose jo.

Nëse Sainz nënshkruan me Ferrarin, atëherë ai do jetë spanjolli i tretë që do të pilotojë për kokëkuqen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here