Kruja zgjohet me lajme të mira, në 24 orët e fundit asnjë rast pozitiv me koronavirus

0
148

Kruja ka shënuar në 24 orët e fundit ditën më të mirë përsa i përket përhapjes së koronavirusit. Pas kthimit në një vatër të nxehtë mësohet se sot ajo nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus.

Abc News raporton se në 24 orët e fundit, nga 58 testime të kryera në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Deri më tani Kruja është qyteti i dytë pas Tiranës për numrin e sëmurëve aktivë me koronavirus, me 58 gjithsej.

Kujtojmë se në vendin tonë janë gjithsej 868 të infektuar, 31 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Ndërkohë ISHP njofton se 650 pacientë janë shëruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here