Vasili: Skandal, Shqipëria dy herë më pak testime se Kosova për Covid

0
106

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me situatën epidemiologjike në vend.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se është një skandal i madh, që Shqipëria ka dy herë më pak testime se Kosova për Covid.

Vasili thekson se kryeministri vazhdon që të bëjë avokatin e lodhur të Bregoviçin, duke shtuar se për Ramën nuk ka më Shqipëri.

Postimi i Petrit Vasilit:

Skandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit!

Per Ramen Shqiperi nuk ka më.

Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më.

Perqindja e pozitivitetit per Covid e testimeve eshte 10% me gjithe uljen e vazhdueshme numrit te testimeve.

Shqiperia me rreth 3 milion banore ka bere sot rreth 4 mije teste, ndersa Kosova me rreth 2 milion banore ka bere sot rreth 8 mije teste pra dyfishin e Shqiperise.

Bazuar ne standartet e Kosoves, proporcionalisht me popullsine, Shqiperia duhej te bente rreth 12 mije testime.

Ndersa Rama ka lidhur duart dhe me syte nga qielli dhe pret e pret Godonë (afganet) dhe nuk ben asgje per Covidin ndersa situata rendohet çdo dite.

Skenari i tij kriminal qe te lere situaten ne meshire te fatit dhe ku Covid 19 t’e lihet ne renie te lire eshte nje akt shume i rende penal me pasoja shume kritike per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Propaganda eshte e vetmja gje qe ben kryeministri.

Ndersa Albin Kurti ne Kosove ben 8 mije teste Edi Rama ne Shqiperi ben dy here me pak vetem 4 mije.

Faktet flasin vete, Shqiperia nuk ka kryeminister, por ka vetem nje megafon, qe llomotit pa fund propagande mashtruese!

Ky hiç-kryeminister ben avokatin e lodhur te Bregoviçit, ndersa populli lufton i vetem me Cividin dhe zjarret!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here