PD dorëzon në Prokurori fakte të reja të paligjshmërisë së Veliajt brenda parkut të liqenit

0
193

ehhhhSekretari për Aksionin Qytetar depozitoi sot në prokurori fakte të reja për paligjshmërinë e ndërtimit që po bën Erion Veliaj brenda parkut të Liqenit.

Salianji: “Siç jeni njohur, i vendosur me shpalluat pas murit për aferën klienteliste dhe korruptive të shkatërrimit të Parkut të Liqenit, Erion Veliaj me nëpunësit e vet kanë deklaruar se kanë marrë një leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit në datën 12.02.2016. Të ndodhur përpara këtyre fakteve por edhe fakteve të reja skand​aloze të këtij abuzimi me pushtetin, të shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm, sot dorëzuam përsëri plotësim me fakte të reja të kallëzimit penal për Erion Veliajn dhe nëpunësit e tij në Bashki”.

Salianji tha se i  kallëzuari Erion Veliaj apo edhe Arbër Mazniku deklaruan në datën 14 shkurt, dy ditë pasi pretendojnë se kanë marrë lejen e ndërtimit në një emision televiziv, që leja e ndërtimit është në proces, çka sipas tij tregon se nuk ka pasur leje ndërtimi.

Salianji: “Kemi dyshime të arsyeshme që ashtu siç falsifikoi firmën e punonjësit bashkiak për gjobën, të njëjtën falsifikim ka bërë edhe me lejen e ndërtimit në këtë rast.Nuk ka pasur në asnjë rast njoftim zyrtar publik, as nga kryeministria, ministritë, apo Bashkia për këtë mbledhje të datës 12, ç’ka tregon se nuk ka pasur mbledhje por kemi të bëjmë me falsifikim”.

“Të gjitha këto afera dhe fakte që paraqesim sot para jush i dorëzuam në prokurorinë e rrethit dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që Prokuroria do të marrë masa e do të merret sa më shpejt me kallëzimin penal nga ana jonë”, tha Salianji.

Faktet dhe rrethanat e tjera që Salianji dorëzoi sot në Prokurori janë:

1.Vendimi i kallëzuar nuk ka të cituar nëse është miratuar me procedura të thjeshtuara, fakt ky që lë hapësira abuzivizmi, bazuar në ligjin 107/2014 “ Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ”, akteve nënligjore në zbatim të tij.

2.Në bazën ligjore të këtij vendimi nuk ka të përmendur, “Planin e Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës”. Nuk e ka përmendur vetëm për një arsye sepse ky plan e ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin dhe ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur të qytetit.

3.Vendimi objekt kallëzimi citon që ky vendim shqyrtohet me propozim të Bashkisë Tiranë. Në praktikën ligjore dhe përshkrimin e punës së AKPT projektvendimet për miratim pranë  KKT pregatiten nga AKPT(Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit)  me opinionin përkatës, dhe jo nga Bashkia e Tiranës siç pretendojnë të kallëzuarit.

4.Vendimi edhe pse ka shumë mangësi formale vazhdon të jetë abuziv edhe në përmbajtje.Leja rezulton të jetë dhënë me kushte. Asnjë kusht nuk është zbatuar dhe nuk ka se si të jetë dhënë leje. Nuk ka hartën e Planvendosjes së strukturave që ti bashkelidhet vendimit. Kjo hartë tregon se në liqen do të ndërhyet edhe për ndërtime të tjera, ndërtime betoni dhe pallate, përveç ndërhyrjes që tentojnë të bëjnë në mënyrë të paligjshme për atë të ashtëquajtur park apo Grand kafe.

5.Dokumenti i Lejes së Ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas:

a˗ Plotësimit të dokumentacionit tekniko˗ligjor.

b˗Marrjes se Komformitetit nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

c˗Pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur ç’ka e bën lejen të paligjshme dhe vendimin e kryebashkiakut një shpërdorim detyre dhe abuzim, e bën kryebashkiakun për të lënë zyrën e bashkisë e për të shkuar në qelitë e paraburgimit.

6.Në faqen zyrtare të bashkisë dhe në Agjensinë e Prokurorimit Publik edhe sot e kësaj dite është tenderi për supervizionin i cili mbyllet në datën 26 shkurt. Ligji e parashikon qartë se nuk mund të ketë asnjë fillim të punëve publike pa pasur më parë supervizionin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here