VIDEO/ Protesta edhe në Berat: Jemi në mjerim, taksa janë rritur me 57% për familjarët

0
120

1 Maji, Dita e Punëtorëve është shoqëruar me protesta nga shume qytete t evendit.

Dhjetëra biznesmenë, qytetarë beratas, fermerë dhe përfaqësues të PD-së, dega Berat kanë protestuar këtë 1 Maj përpara institucionit të bashkisë së Beratit.

Protestuesit ankohen për varfërinë e tejskajshme në të cilën ndodhen sot familjet beratase dhe bizneset në këtë qytet. Ata ankohen gjithashtu për taksat dhe tarifat e larta, që sipas tyre, bashkia e Beratit ka vendosur si taksa pastrimi, gjelbërimi dhe ndriçimi, për familjarët dhe për bizneset.

Protestuesit deklarojnë se, sot më shumë se kurrë, të gjithë duhet të ngrihen e të protestojnë kundër kësaj qeverie që ka çuar në varfëri të thellë popullin shqiptar, që po rrjep popullin nëpërmjet rritjes së taksave dhe që ka çuar në falimentimin e dhjetëra bizneseve të qytetin e Beratit.

Edhe fermerët beratas, pjesë e kësaj proteste të sotme, kanë deklaruar se, qeveria i ka shkatërruar ekonomikisht dhe se ata janë në prag të falimentimit.

Edhe pse u tha se fermerët nuk do të pengoheshin të punonin tokat e tyre bujqësore dhe të vijonin prodhimit, fermerët pohojnë se asgjë nuk ka qenë e vërtetë sepse atyre u janë bllokuar disa herë mjetet nga policia si dhe janë gjobitur sa herë që kanë dalë me prodhimet e tyre bujqësore në akset nacionale.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi, ka denoncuar qeverinë shqiptare se ka lënë në skamje e në varfëri totale familjet beratase. “Qeveria ka rrënuar ekonomikisht popullin shqiptar, në Berat dhjetëra biznese kanë deklaruar falimentimin ndërsa mijëra familje janë pa bukë dhe energji.

“Bashkia e Beratit, me vendim të Këshillit Bashkiak,k a rritur në Janar të këtij viti taksat dhe tarifat për pastrimin, ndriçimin dhe gjelbërimin.

Këto taksa janë rritur me 57% për familjarët dhe 55% për bizneset. Në Berat sot janë 5 000 familje në terr të plotë pasi nuk kanë të ardhura për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Mësimi online nuk funksionon sepse shumë familje nuk kanë mundësi të ndjekin mësimet online pasi nuk kanë as energji dhe as internet në shtëpi”,-shprehet Azizi.

Sipas tij, bashkia e Beratit, edhe në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë është treguar selektive, duke i ndarë familjet sipas bindjeve partiake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here