Denoncimi me foto!Një fëmijë u plagos nga rënia e tavanit në Pediatrinë e Tiranës

0
153

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një incident që sipas saj ka ndodhur sot në Pediatrinë e Tiranës. Zhupa shkruan se kushtet e spitalit rrezikuan jetën e një fëmije, pasi u plagos nga rënia e tavanit dhe kërkon hetim për ngjarjen.

“1 qershori në Pediatrinë Tiranë! Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e femijëve pikërisht në vendin ku duhet të shpetojnë jetën dhe shëndetin”, denoncon Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here