Arrestohet këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, policia i gjen në makinë kokainë dhe armë

0
152

Këtë të dielë në mbrëmje policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis.

Efektivët e ndaluan këngëtarin për një kontroll rutinë për masat kudnër koronavirusit, por pasi kontrolluan makinën zbuluan që ai kishte në mënyrë të paligjshme një pistoletë 9-milimetërshe si dhe një sasi të vogël kokaine.

Sfakianakis u dërgua në stacionin e policisë në Argyroupoli, ku akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që nesër do të merret dëshmia e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here