Lala zbardh debatet e ashpra në mbledhjen e KLGJ: Dvoranit i ka mbaruar mandati, ka afat deri nesër në 16:00…

0
75

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje nga mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zhvilluar ditën e djeshme. Ajo tha se mbledhja është zhvilluar me debate shumë të ashpra, pasi pesë anëtarë të KLGJ mendonin se duhej shqyrtuar mbarimi i mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

“Ditën e djeshme ka pas një mbledhje online të KLGJ, mësova se ka pasur një debat të ashpër në të anëtarëve të gjyqësor. Debate i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debate ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij.

Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur.
Mandate i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e LArtë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjecare. Mandate i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë.

Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha Lala./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here