Vokshi flet troç: Fëmijët nuk janë shqetësim i Edi Ramës

0
173

Pas komenteve të bëra nga kryeministri Edi Rama për denoncimet e opozitës për shkollat dhe sistemin arsimor në Shqipëri, ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se nuk është faji i opozitës për largimin e 133 mijë fëmijëve dhe mbylljen e 130 shkollave, por është faji i kryeministrit i cili kurrë nuk ka patur interes për fëmijët.

Sipas saj, sikur Rama të mos shpenzonte për luks, të gjitha paratë e kursyera do të mjaftonin për riparimin e gjithë shkollave si dhe të gjithë nxënësit të merrnin librat falas.

Ja postimi i Vokshit:

– 133 mijë fëmijë kanë braktisur sistemin shkollor katër vitet e fundit

– Mbi 130 shkolla janë mbyllur nga Rama

– 100 mijë fëmijë nuk hanë më shumë se një vakt në ditë

Por fëmijët nuk janë shqetësim i EDI RAMËS. Në fakt, nuk kanë qenë kurrë në jetën e tij.

Ndaj sot, në vend që të heshtë, Kryeministri ynë, që nuk e vret mendjen për njerëzit, sulmon opozitën në përpjekje për të fshehur faktin se shpenzimet e tij të lluksit do të mjaftonin për të ndërtuar gjithë shkollat në vend dhe për të paguar për të gjithë fëmijët tekstet falas.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here