Realizoi një dokumentar mbi mafian shqiptare, gazetari humb jetën gjatë një sulmi…

0
143

Dy gazetarë spanjollë janë vrarë në lindje të Afrikës, pasi individë të armatosur të cilët udhëtonin me motorë, sulmuan autokolonën me të cilën këta të fundit po udhëtonin. Sipas mediave të huaja viktimat janë identifikuar si David Beriain dhe Roberto Fraile.

Gazetarët ishin në këtë zonë, të vendosur afër Parkut Kombëtar Arli, për të xhiruar një dokumentar mbi luftën e qeverisë kundër gjuetarëve të huaj. Karvani përbëhej nga dy kamionë dhe rreth 20 motorë, me të cilët udhëtonin gazetarë, agjentë mjedisorë dhe një shoqërues ushtarak. Por, karvani u largua nga Natiaboani dhe u ndal rreth 60 kilometra më vonë.

Gazetarët spanjollë dolën nga një prej kamionëve dhe filluan të përdorin një dron për të bërë foto ajrore kur filloi sulmi. Persona të armatosur arritën me dy kamionë dhe një duzinë motoçikletash, duke bërë që autokolona të shpërndahej. Kujtojmë se Beriain në vitin 2019 realizoi një dokumentar mbi mafian shqiptare, ku thuhej se është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë dhe se armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here