Lajme të mira nga Wuhan/ Nuk ka asnjë pacient me koronavirus të shtruar në spital

0
124
Numri i pacientëve të shtruar në spital nga koronavirusi në Wuhan, në qytetin kinez ku shpërtheu pandemia ka rënë në zero.

Pacienti i fundit, i cili ishte në gjendje të rëndë u shërua ditën e premte 24 prill dhe doli nga spitali. Kështu ka bërë me dije Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinës.

Në tërë krahinën e Hubejit, rastet e infeksionit, shpjegoi ai, kanë rënë në 50 dhe asnjë rast i ri nuk është regjistruar në dy javët e fundit.

Ndërsa në Kinë në 24 orët e fundit u regjistruan 11 raste të reja por asnjë rast vdekje. Rastet e reja në Kinë janë më shumë të importuara nga jashtë. Në Kinë sot u bënë 11 ditë që asnjë person nuk ndërron jetë nga koronavirusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here