Deklarata shokuese e zyrtarëve amerikanë: Koronavirusi ka vrarë njerëz në Amerikë, para se të raportohej rasti i parë i vdekjes

0
124

Nje deklarate shokuese ka ardhur nga zyrtare te Shteteve te Bashkuara të Amerikës, te cilet thone se kanë vdekur për shkak të koronavirusit njerëz pak përpara se të raportohej zyrtarisht se ka vdekje nga Covid-19 në Amerikë.

Zyrtarët e Shëndetësisë në SHBA kanë thënë se dy persona kanë vdekur nga Covid-19 në Kaliforni, në fillim të muajit shkurt, pak kohë para se zyrtarisht në atë kohë të thuhej se ka ndodhur vdekja e parë nga virusi.

Zyrtarët e qarkut në Santa Clara, në veriun e Kalifornisë kanë deklaruar se kanë informacion të plotë se nga Covid-19, në SHBA kanë ndërruar jetë në shtëpitë e tyre njerëz në datat 6 dhe 17 shkurt 2020. Ndërsa, SHBA kishte thënë më përpara se vdekja e parë nga virusi ishte shënuar në datë 29 shkurt në Kirkland, në shtetin e Uashingtonit.

Kontrolluesi mjekësor i qarkut Santa Clara, konfirmoi të martën se mostrat e indeve të marra gjatë autopsisë dhe të dërguara në Qendrën e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u testuan pozitive për virusin, thanë zyrtarët. Një vdekje e tretë e tillë ka ndodhur më 6 mars. Qarku i Santa Clara është në jug të San Francisko dhe përfshin San Josenë.

“Këta tre individë vdiqën në shtëpi gjatë një kohe kur testimi shumë i kufizuar ishte i disponueshëm vetëm përmes CDC”, tha departamenti i shëndetit të qarkut Santa Clara në një deklaratë.

“Kriteret e testimit të përcaktuara nga CDC në atë kohë kufizuan testimin vetëm për individë me një histori të njohur udhëtimi dhe që kërkuan kujdes mjekësor për simptoma specifike. Ndërsa Examiner-Coroner Medical vazhdon të hetojë me kujdes vdekjet në të gjithë qarkun, ne parashikojmë që të identifikohen vdekje shtesë nga Covid-19”, thotë më tej deklarata.

Rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht me koronavirus në SHBA ishte më 21 janar, në shtetin e Uashingtonit. Mirëpo, lajmet e fundit nga Kalifornia tregojnë se në të vërtetë vdekjet nga Covid-19 kanë ndodhur më parë nga se ishte raportuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here