BILD
Instituti Robert Koch (RKI) i bëri apel popullatës gjermane të martën që të vazhdojë të zbatojë rekomandimet kundër koronavirusit.
Pa vaksinë nuk do të ketë kthim në normalitet, tha nëndrejtori i RKI, Lars Schaade. Duhet të shmangen infeksionet e reja, shtoi ai. Edhe nëse nuk raportohen raste të reja në Gjermani, sërish është e mundur që në çdo kohë virusi të vijë në vend nga jashtë.
Një fund i bllokimit të kontakteve është teorikisht i mundur nëse ndalojnë infeksionet e reja. Por gjithmonë do ketë një gatishmëri për të rifilluar nga e para.
“Ne kemi arritur shumë në javët e shkuara,” tha Schaade. “Por situata është ende serioze. Nuk ka fund të epidemisë në sfond, virusi nuk është zhdukur, numri i rasteve mund të rritet përsëri. Qëndroni në shtëpi, mbani distancën- të paktën 1.5 metra. Zbatoni rregullat për kollën dhe teshtimën dhe mbani maska që mbulojnë gojën dhe hundën në hapësira publike”.
“Duhet të kemi akoma frikë nga mbingarkesa e sistemit shëndetësor. Një skenar i tillë duhet të shmanget me çdo kusht,” tha Schaade. Sipas tij, “çdo njeri rrezikohet seriozisht nga koronavirusi”. “Kjo nuk vlen vetëm për grupet e rrezikut”.
Sipas Schaade, ka të dhëna se Covid-19 dëmton gjithashtu zemrën dhe veshkat. Ndikon edhe te koagulimi i gjakut.
Rritja ditore e të infektuarve tani është më e ulët në krahasim me javën e shkuar, tha Schaade. Faktori riprodhues qëndron në 0.9. Mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç. Gjermania ka regjistruar 4598 vdekje dhe 143.457 të infektuar (1785 gjatë 24 orëve të fundit).