“Rikard Ljarja mbylli sytë përgjithmonë”! Berisha: Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e amëshuar!

0
145

Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje shrkimi ne Facebook e ka cilesuar “të pavdekshëm” aktorin e madh, Rikard Ljarja, që u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar.

“Ndarja e tij nga jeta ka zhytur ne zi familjen e tij te nderuar, kinematogrfine por dhe boten e artit dhe kultures shqiptare”.

Mesazhi i Berishës:

I pavdekshmi Rikard Ljarja mbylli syte pergjithmone!

Miq, dielli perendoi dje pergjithmone per njerin nga artistet me te medhenj, me te talentuar, me te dashur, me te civilizuar te shqiptareve, aktorin dhe regjizorin Rikard Ljarja.

Ndarja e tij nga jeta ka zhytur ne zi familjen e tij te nderuar, kinematogrfine por dhe boten e artit dhe kultures shqiptare. Rikard Ljarja, qe bashku me bashkeshorten Marjeten, artisten e shquar mbeshteten me perkushtimin e tyre qe ne fillim levizjen demokratike te vendit.

Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen time me te thelle kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Rikard Ljarjes dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermve te artistit te madh, lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e ameshuar. Amin!! sb

Fb Img 1587418245079 750x375

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here