Gramoz Ruçi e pranon: Qeveria dështoi me kanabisin

0
165

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pranuar për herë të parë se një nga gabimet e kësaj mazhorance është çështja e kanabisit.

“Një nga gabimet është mos zbatimi i misionit dhe detyrat e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty”, tha Ruçi në një intervistë televizive.

Kryeparlamentari nuk ka pranuar të bëjë komente mbi çështjen Tahiri, ndërsa tha se i takon drejtësisë të thotë fjalën e fundit.

“ Politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë, çfarë do qëndrimi të mbaj unë do të kishte një ndikim, qoftë për fajësi apo pafajësi. Çdo politikan duhet të heshtë. Kështu që unë nuk mund të bëj komente qoftë  për pozicionin personal edhe për atë të postit që mbaj”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here