Presidenti Meta flet për pandeminë: Falenderoj pafund qytetarët për ndërgjegjësimin dhe sjelljen e mirë që kanë patur

0
115

Në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi mbrëmjen e sotme në “Byro Politike”, Presidenti i Republikës Ilir Meta foli ne lidhje me pandemine qe ka kapluar Shqiperine dhe pothuajse gjithe boten.

Pjesë nga biseda:

Juli Xhokaxhi: Në këtë situatë, pyetja e parë lidhet me shëndetin, si jeni me shëndet?

Presidenti Meta: Jam shumë mirë, e rëndësishme është të vazhdojmë këtë punë të nisur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Juli Xhokaxhi: Në mënyrën se si po menaxhohet mbrojtja e qytetarëve shqiptarë, cilat janë pakënaqësitë dhe kënaqësitë tuaja?

Presidenti Meta: Situata paraqitet qëndrueshme, çdo lloj vlerësimi është relativ pasi çdo lloj bilanci nuk është një kënaqësi për shkak se kemi jetë të humbura të qytetarëve tanë njëkohësisht kemi jetë shoqërore të ngadalësuar e të bllokuar. Pra kjo situatë nuk është një kënaqësi por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që situata mund të ishte më i trishtuar dhe më tragjik nëse nuk do ishin marrë një kompleks masash dhe nëse nuk do të ishin ndërgjegjësuar qytetarët. I ftoj shqiptarët që të vazhdojnë të respektojnë me durim dhe të tregohemi të kujdesshëm ndaj situatës. Në këtë drejtim ne zhvilluam sot një mbledhje të këshillit të sigurisë për mundësinë dhe perspektivën e daljes sa më shpejt nga kjo situatë me shumë kufizime të karakterit ekonomik social dhe shoqëror. Kam besim se do të kalojmë shumë shpejt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here