Papunësia/Programet e reja të punësimit, ja si do të përfitojnë 10 mijë punëkërkues

0
184

klooooSejrie Baleta
Nga qeveria shqiptare janë miratuae dje 7 programe punësimi për kategori të ndryshme sociale.
Punësia e lartë është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet sot shoqëria shqiptare. Shumë programe janë hartuar nga qeveritarët për ti ardhur në ndihmë kësajë çështje por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar efiçent. Ajo që është konstatuar sidomos dy vitet e fundit është numri gjithnjë e në rritje i punëkërkuesëve shqiptarë. Por dje erdhi dhe deklarata e radhës nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një dalje publike. Ai bëri me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar 7 programe punësimi dhe përfshirje për kategori të ndryshme sociale. Kjo iniciativë e cila do të zbatohet gjatë vitit 2016 ka për qëllim punësimin e 10 mijë punëkërkuesëve të papunë. Për punëkërkuesit që gjithmonë janë të zhgënjyer nga programe apo deklarata të kësajë natyre thjeshtë u mbetet të presin. Klosi shprehu synimin e qeverisë për të 7-fishuar numrin e të punësuarve krahasuar me dy vite më parë. “Grupet të cilat do të nxiten më shumë janë: të rinjtë, gratë, romët, personat me aftësi të kufizuar, jetimët dhe grupet e tjera shoqërore që e kanë të vështirë të përfshihen në tregun e punës. Qeveria shqiptare ka miratuar 7 programe të reja që do të zbatohen gjatë vitit 2016 duke mundësuar punësimin e mbi 10 mijë punëkërkuesve të papunë, ku rreth 70% e tyre do të jenë gra edhe vajza edhe 55% e gjithë programit do të jenë punëkërkues të rinj”, tha Klosi. E gjithë kjo punë sipas qeverisë rrit nevojën për transparencë. Në të njëjtën kohë populli shqiptarë po vuan për nevojat më bazike për të jëtuar, qeveria e ka mëndjen të prezantojë projekte dhe asgjë nuk finalizohet për ti ardhur në ndihmë popullit ku vetëm vitin që kaloi shqiptarët u rrënditën të dytët në botë për nga numri që kërkuan azil për shkak të kushteve ekonomike dhe kryefjalë e të gjitha këtyre ishte papunësia. Edhe pse në deklaratën e tijë ministri Klosi theksoi: “Ndryshimet e miratuara në këto programe synojnë rritjen e transparencës si dhe rritjen e numrit të punëdhënësve të aplikuar. Këto projekte të reja kërkojnë përfshirje sa më të madhe të punëkërkuesve të papunë. Me këto programe, nis dhe një sistem i ri vlerësimi që do të japë një rezultat. Gjithashtu, ndryshimet sjellin disa risi në grupet e këtyre programeve duke sjellë një targetim të punëkërkuesve të rinj, për t’iu përgjigjur më shumë nevojave që ka tregu i punës”. Sipas Klosit, vëmendje e veçantë do i kushtohet të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, pra të rinjtë e sapodiplomuar. “Kjo do të bëhet duke nxitur punësimin nëpërmjet një programi të integruar, nëpërmjet punës me një periudhë 3-mujore me garantimin e punësimit për një periudhë 9-mujore, subvencionimin e pagës në një nivel më të lartë se minimalja në shkallë vendi dhe sigurimeve shoqërore, që e bëjmë këtë skemë më alternative si për punëkërkuesit dhe për punëdhënësit. Paralelisht, kohëzgjatja e kontratës së punësimit deri në 15 muaj rrit probabilitetin e një punësimi të qëndrueshëm.Grupe të tjera pjesë e këtyre programeve do të jenë gratë kryefamiljare, gratë nëna. Është miratuar rritja e nivelit të subvencionimit të pagave në masën 115 % të pagës minimale në shkallë vendi. Programi i nxitjes së punësimit, mbështet të rinjtë nën moshën 30 vjeç që kanë statusin e jetimit”, përfundoi Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency