Gjiri i Gramës i mbuluar nga flakët prej mbrëmjes së djeshme rrezikon Llogaranë, riaktivizohen vatra në Karaburun

0
90

Në Vlorë gjiri i Gramës është totalisht i mbuluar nga flakët që po rrezikojnë dhe Llogaranë.

Disa vatra zjarri janë riaktivizuar edhe në Karaburun.

Një video e publikuar e deputeti i zgjedhur I PD-së mbrëmjen e djeshme Arbi Agalliu tregon të gjithë zonën të mbuluar nga flakët.

“Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Stacionin e Policisë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbërrijnë sa më parë.  U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit. Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht. Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë” shkruante ai mbrëmë në një postim në facebook.

Ndërkohë që pritet në vijim të bëhet ndërhyrja nga ajri me helikopterë të mbërritur nga Holanda.

Janë riaktivizuar edhe disa vatra zjarri mbi fshatin Dukat të Ri në Karaburun.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here