Meta zbulon të vërtetën: Ja pse u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë

0
105

Në një bisedë me gazetaren Juli  Xhokaxhi mbrëmjen e sotme në “Byro Politike”, Presidenti i Republikës Ilir Meta dha disa detaje nga Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u zhvillua pasditen e sotme.

Pjesë nga biseda:

Juli Xhokaxhi: Mbledhjet e këshillit të sigurisë kombëtare nuk bëhen publik, çfarë u fol konkretisht, dhe  apati konkluzione apo vendime

Presidenti Meta: Mbledhja e sotme ishte vazhdimësi e mbledhjes së mëparshme dhe një vlerësim në disa aspekte, një vlerësim të pandemisë, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nuk ka mbingarkesë në spitalet tona të qytetarëve të shtruar nga koronavirusi. Po kështu janë marrë masat dhe tashmë është një infrastrukturë shumë më e mirë për përballimin e situatës aktuale. Numri i testimeve do të rritet në vazhdimësi.Një falënderim i veçantë i shkon gjithë personelit mjekësor.

Juli Xhokaxhi: A morët shifra konkrete për kapacitetin e testeve?

Presidenti Meta: Po kemi marrë shifra konkrete, në veçanti nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me infrastrukturën në rritje që nga testimet, që nga strukturat për të përballuar terapinë intensive, situata ka një përmirësim në krahasim me 3 javë më përpara. Së dyti në lidhje me paketën ekonomike do të ketë një ndërhyrje të dytë për të dhënë një mbështetje ekonomike për qytetarët që janë prekur nga situata e kësaj pandemie. Për sa i takon çështjes së arsimit, sot ishte një mbledhje e një rëndësie të veçantë dhe kemi thënë se ky vit shkollor duhet të mbyllet patjetër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here