Italia ka gati një tjetër plan/ COVID-19 bën italianët me pasaporta imuniteti, ja për çfarë po përgatiten

0
104

Italia është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi. Qeveria italiane ka vendosur që masat kufizuese ti lërë në fuqi deri në 3 maj.

Ndërkohë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Italia ka vendosur që të rrisë numrin e testimeve ndaj koronavirusit si dhe të përdorë teknologjinë e gjurmimit të kontakteve.

Në një dalje për mediat italiane komisioneri i Posaçëm për Emergjencat ndaj Viruseve, Domenico Arcuri, ka theksuar se italianët do t’i nështrohen testeve të detyrueshme të gjakut, që do krijonin siç tha ai, të ashtuquajturën sistemi i “pasaportave të imunitetit”.

Aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të mund të shkarkohen në celular do t’u mundësonin njerëzve të dinin nëse kishin qenë në kontakt me dikë i cili ka rezultuar pozitiv ndaj virusit. Atëherë ata do të mund të testoheshin në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Testet e gjakut që identifikojnë antitrupat janë ende duke u zhvilluar. Virologët kanë tërhequr vëmendje se testet nuk do të jenë një dëshmi se personi ka fituar imunitet, por do të japin informacion nëse një person ka qenë në kontakt me virusin. Nëse një test për antitrupa rezulton pozitiv, do të nevojiteshin thonë ata, të tjera teste për të mësuar nëse virusi është ende aktiv. Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj këtij lloj virusi.

Ndërkohë dy ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi zyrtarët e administratës së tij të ndihmojnë Italinë në përpjekjet e saj ndaj koronavirusit duke i siguruar pajisje mjekësore, ndihmë humanitare dhe ndihma në forma të tjera.

Në mesin e masave përfshihet vënia në dispozicion e personelit ushtarak amerikan në vend, për shërbimet e telemjekësisë, ndihmë për ngritjen e spitaleve të përkohshëm dhe furnizimimin me pajisje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here