Aksidenti në aksin Gjirokastër-Sarandë/ Policia: U përplasën dy makina, 5 të vdekur

0
124

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin tragjik të ndodhur në Muzinë.

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, katër vetë kanë ndërruar jetë. Në një informacion shtesë, policia shprehet se edhe një pasagjer, që ishte në gjendje të rëndë ka ndryshuar jetë, duke e çuar numrin e viktimave në pesë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here