681 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali, numrat në rënie…

0
117

Koronavirusi ka një tendencë rënie përsa i përket numrin të viktimave në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 766 persona me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 15.362, numri më i lartë i fataliteteve në botë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 124,632 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose 4,805 më shumë nga dje.

Janë 20,996 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Janë 88,274 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3.994 prej tyre në gjendje kritike.

Koronavirusi në botë

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,159,953 të infektuar, me 62,399 vdekje dhe të shëruar 241,630.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  291,545 raste (7,851 vdekje), të ndjekura nga Spanja (124,736 raste/ 11,744 vdekje) dhe Italia (124,632 raste/ 15,362 vdekje).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here