‘S’kishim të hanim, BBA është m…” ish-banorja shan spektaklin

0
239

Ndonëse edicioni i fundit i spektaklit të njohur “Big Brother” ka muaj që ka përfunduar, ish banores së njohur Gerta Shino nuk i del ende e keqja. Ajo që në daljen e saj nga loja e famshme hodhi akuza kundër produksionit, duke thënë se çdo gjë ishte e shtirur.

Madje së fundmi Gerta ka publikuar disa pamje ku shfaqet shtëpia e ‘Big Brother’ në Angli dhe e ka krahasuar atë me shtëpinë e ‘Big Brother’ në Shqipëri, ku ka treguar se përveçse kushtet kanë qenë të këqija ata nuk i jepnin as për të ngrënë.

“Turp për mua që kam qenë në BB. Shikoni ça shtëpie kanë banorët në Angli, për të mos folur për kualitetin e kamerave pastaj,Big Brother Albania është mut”- shkruan ish-banorja krahas fotos.

Greta nuk është ndalur me aq dhe më pas ka publikuar dhe një foto ku banorët shfaqeshin duke gatuar, ku ka shkruar: “O Zot i Madh, ata kanë ushqim!”, duke nënkuptuar se në Shqipëri edhe ushqimi u kishte munguar. Por siç duket Gerta më pas është penduar për këtë krahasim, pasi postimet u fshinë menjëherë nga profili i saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here