Mashtroi me projektin e Alabarit për të vjedhur Durrësin/ Rama: Do kishte mjaftuar një kontroll i thjeshtë…

0
82

Kryeministri Edi Rama ka dështuar të mashtrojë shqiptarët gjatë ditës së sotme duke u thënë se një kompani e Mohamed Alabar, e quajtur Eagle Hill, ka investuar në një projekt të quajtur Manhatani i Zagrebit. 

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha dhe opozitës shqiptare të cilët e kanë quajtur një mashtrim të radhës nga Edi Rama për të justifikuar aferën e Portit të Durrësit, pasi projekti u rrëzua pas protestave të qytetarëve kroatë.

Mesa duket Rama e ka kuptuar se nuk mund të vazhdonte me këtë mashtrim dhe ka kërkuar falje duke theksuar se do të mjaftonte një kontroll i thjeshtë për të mos gabuar.

Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here